Lajme të këqija për Juventusin, Chiesa dëmtohet tek Italia

Futboll

Lajme të këqija për Juventusin, Chiesa dëmtohet tek Italia

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:52
Chiesa

Lajme të këqija për Juventusin, Chiesa dëmtohet tek Italia!

Përvoja e Luciano Spallettit në stolin e kombëtares italiane nis me një dyshim të madh pas dëmtimit të Federico Chiesa-s. Forma e Chiesas sigurisht që do të duhet të vlerësohet dhe në varësi të kushteve, ai mund të mos dalë në fushë.

Mësohet se Federico Chiesa vuan nga një problem muskulor, një problem i cili e detyron Spallettin të jetë i kujdesshëm në vendimmarrje, për të mos përkeqësuar situatën.

Sulmuesi i Juventusit, pavarësisht rëndësisë, me shumë mundësi do të lihet pushim nga Spalletti kundër Maqedonisë së Veriut. Në vend të Chiesas, Spalletti mund të hedhë në fushë Zaccagnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat