Mesfushori dëmtohet në grumbullimin me kombëtaren

Futboll

Mesfushori dëmtohet në grumbullimin me kombëtaren

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:50
Sofyan Amrabat

Lajm i keq për Manchester United. Mesfushori maroken, Sofyan Amrabat, ka shfaqur probleme fizike dhe do të mungojë për kombëtaren e Marokut në sfidat kundër Liberisë dhe Burkina Fasos, të vlefshme për eliminatoret e kupës së Afrikës. Sipas “Daily Mail”, lojtari është lënë jashtë skuadrës për shkak të problemeve fizike.

Nuk dihet ende sesa do të mungojë 27-vjeçari, por ky pa dyshim është një lajm mjaft i keq për trajnerin e Manchester United, Eric Ten Haag, i cili e llogariste mesfushorin si pjesë të skemave të tij.

“Dhimbje koke” për trajnerin, që, pas startit të dobët të sezonit, tashmë do t’i duhet të përballet edhe me mungesën e një lojtari të cilin e kërkoi me ngulm në merkaton e verës.

Rikthehen kështu problemet fizike për lojtarin, i cili kishte vuajtur nga një dëmtim edhe në majin e këtij viti, kohë kur ishte pjesë e Fiorentinës.

Sofyan Amrabat iu bashkua klubit anglez në huazim për tetë mln stërlina me të drejtë blerjeje përfundimtare në fund të sezonit për 21 milionë.

Ekipi i drejtuar nga Eric Ten Haag nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin  e ri të Premier League-s. “The Red Devils ” kanë arritur të grumbullojnë vetëm gjashtë pikë në katër javët e para të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat