Zanetti, “shigjeta” drejt Brozoviçit dhe Lukakut

Futboll

Zanetti, “shigjeta” drejt Brozoviçit dhe Lukakut

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 11:42
Brozoviç dhe Lukaku

Gjatë intervistës së tij për “Marca”, zv.presidenti i Interit foli edhe për transferimin veror të Marcelo Brozovic, i cili fluturoi në Arabi tek Al Nassr i Cristiano Ronaldos:

“Është e vështirë të flasësh për këtë, sepse janë vendime personale dhe të gjithë i shohin gjërat ndryshe. Në karrierën time më është dashur të zgjedh nëse do të qëndroj tek Interi apo të shkoj në klube të tjera të rëndësishme. Në rastin tim bilanci ka anuar gjithmonë nga zikaltrit.

U ndjeva mirë në këtë klub, u ndjeva i përfaqësuar nga vlerat dhe njerëzit e tij. Kjo ka qenë gjithmonë më e rëndësishme për mua se çdo shumë parash, ofertë. Nuk mund të them se të shkosh në Arabinë Saudite është e gabuar, secili bën vlerësimet e veta”.

Zanetti u ndal edhe tek Lukaku, i cili tronditi verën e Interit për një kohë të gjatë, për të përfunduar me një epilog vërtet të papritur: “Ne donim që ai të qëndronte tek Interi, pastaj ndodhën gjëra që nuk i prisnim. Për pasojë vendosëm të largohemi nga negociatat. Lukaku tani është lojtar i një klubi tjetër, është pjesë e së kaluarës sonë. Tani si klub duhet të shikojmë nga e ardhmja”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat