Derbi me Milanin

Futboll

Derbi me Milanin

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 16:49
Interi

Sikur të mos mjaftonte gjendja e Alexis Sanchez që humbi sfidën e Kilit në Uruguaj, Simone Inzaghi tani duhet të shqetësohet edhe për gjendjen fizike të Juan Cuadrados.

Kolumbiani doli nga fusha në pushimin e sfidës me Venezuelën për shkak të një problemi muskulor. Që në pamje të parë nuk duket i rëndë.

Stafi mjekësor i Interit është në kontakt me atë të Kolumbisë. Dhe në vazhdim do të vendoset nëse Cuadrado do të shkojë në Kili për ndeshjen e së martës kundër të zotëve të shtëpisë.

Apo nëse siç shpresojnë te zikaltrit, do të rikthehet menjëherë në Milano për të provuar që të jetë i gatshëm për derbin me Milanin.

35-vjeçari sapo ka bërë paqe me ultrasit e Interit. Teksa kundër Fiorentinës shërbeu asistin për dygolëshin e Lautaro Martinez.

Për Inzaghin është një një armë e rëndësishme nga stoli, dhe pikërisht për këtë arsye tekniku shpreson që të mos e humbasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat