Maignan synon lart, portieri i kërkon Milanit 8 milionë euro pagë në vit

Futboll

Maignan synon lart, portieri i kërkon Milanit 8 milionë euro pagë në vit

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 12:51
Mike Maignan

Kontrata e Mike Maignan me Milanin skadon në vitin 2026, por “kuqezinjtë” kanë filluar të mendojnë për rinovimin e kontratës së francezit.

Paga e portierit do të rishikohet, megjithatë sipas raportimeve të medieve italiane, që u referohen burimeve pranë lojtarit, francezi synon shumë lartë.

Maignan ka kërkuar 8 milionë euro në vit, ndërsa më tej nga mediet italiane shtohet se “tavani i vendosur te Leao” është një shifër që Milan nuk dëshiron ta kapërcejë.

Megjithatë nëse pranohet kërkesa e portierit, francezi do të bëhej lojtari më i paguar në ekipin e Stefano Piolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat