FFM me 200 mijë euro investim do ta rregulloj fushën në stadiumin “Todor Proeski” 

Futboll

FFM me 200 mijë euro investim do ta rregulloj fushën në stadiumin “Todor Proeski” 

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 19:44
Stadiumi “Todor Proeski” 

Fusha e arenës “Todor Proeski” ishte në qendër të vëmendjes para, gjatë dhe pas ndeshjes me Italinë, që ishte një shqetësim i madh për të gjithë. 

Kur të gjithë aktorët në fushë pas takimit të së shtunës luteshin që të mos lëndohej asnjë lojtar, ndërsa ekipi përfaqësues i vendit e pagoi “fakturën” sepse gjatë një ndërhyrje u lëndua portieri Stole Dimitrievski. 

“Po fillojmë me urgjencë të instalojmë një fushë të re moderne në stadium. Do të duhen 6 deri në 8 javë që të jetë gati. Për duelin me Anglinë duhet të luajmë në fushë më të bukur”, tha presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, pas duelit me Maltën.

FFM do të investojë financiarisht në fushën e re, e cila do të jetë hibride. Por çfarë është terreni hibrid!?

“Është një përzierje e barit artificial (70%) dhe natyral (30%)”, theksoi Sejdini.

Fondet për fushën e re moderne do të sigurohen nga fondet e UEFA-s dhe FIFA-s dhe do të kushtojnë rreth 200 mijë euro!

Por fusha nuk është dhimbja e vetme në stadiumin tonë më të madh në vendin tonë. Në raportet e delegatëve ka me qindra vërejtje, kundërshtime dhe kërkesa, të cilat nuk mund ti rregulloj të gjitha FFM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat