Triumf emocionues ndaj Zvicrës, Kombëtarja e futsallës si Shqipëria U21

Futboll

Triumf emocionues ndaj Zvicrës, Kombëtarja e futsallës si Shqipëria U21

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 21:54
Kombëtarja shqiptare

Shqipëria e Futsallës fitoi 3-2 ndeshjen e parë miqësore kundër përfaqësueses së Zvicrës. 

Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në Parkun Olimpik të Tiranës, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli arritën një sukses fantastik me përmbysje, falë një takimi emocionues dhe të luftuar.

Kuqezinjtë e nisën sfidë me këtë formacion titullar: Christiano Da Silva Cardoso, Mentor Mejzini (C), Ermir Kryeziu, Halim Selamaj, Arif Limani. Shqipëria u ndëshkua dy herë në pjesën e parë nga Buckson dhe Lanzendorfer.

Por, ekipi shqiptar nuk u dorëzua, luftoi, besoi dhe bëri gjithçka bukur në fraksionin e dytë. Në minutën e 23-të shënoi me anë të Halim Selmanajt. 

Ndërkohë që 5 minuta para fundit, ishte sërish Selmanaj që barazoi shifrat.

Në minutën e fundit të ndeshjes, kuqezinjtë arritën të përmbysnin rezultatin falë një autogoli të Buckson. Një fitore me zemër, që tregon rritjen e Shqipërisë në Futsallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat