Kur siguria dhe shëndeti rrezikohen, loja dhe rezultati janë në plan të dytë!

Futboll

Kur siguria dhe shëndeti rrezikohen, loja dhe rezultati janë në plan të dytë!

 Fekmi Kongjeli Nga Fekmi Kongjeli Më 15 shtator 2023 Në ora: 14:34
Pankarta e turpit

Shëndeti dhe siguria e të gjitha qenieve ekzistuese janë parimet themelore të shoqërive dhe shteteve të organizuara.

Atëherë në Rumani në një shtet të BE-së ky parim jo vetëm që nuk u respektua por edhe u anashkalua. Dhe e gjithë kjo para syve të gjithe opinionit evropian.

Dhe për çudi derisa tani të gjithë mediat evropiane në përgjithësi dhe UEFA në veçanti është duke u marr me këtë problematik dhe skandal, që është i dënuar dhe rreptësisht i pa toleruar, opinioni ynë në Kosovë dhe kuptohet individë të caktuar dhe media të caktuara, në vend që në plan të parë të merren me rrezikun e jetërave të futbollistëve dhe stafit të kombëtares tonë dhe tifozëve tonë që ishin në përkrahje të Kosovës, në vend që të merren me racizmin dhe atakimin e shtetit tonë nga ana e tifozëve rumun, e shfrytëzojnë edhe këtë rast për të sulmuar dhe kërkojnë koka.

Kjo për opinionin e mirëfilltë demokratik në këto situata është edhe e turpshme por edhe jo humane! Kombëtarja e Kosovës dhe tifozët e saj Dardanët, shteti i Kosovës dhe institucionet e sigurisë, edhe pse më të rejat në Evropë janë shembull i organizimit dhe mikpritjes të të gjitha kombëtareve dhe klubeve por edhe tifozëve të tyre. Aty ku rrezikohet jeta e njeriut, në këtë rast e Kombëtares tonë dhe tifozëve të saj në një vend të BE-së; aty ku atakohet shteti i Kosovës i krijuar me gjak e vuajtje shekullore, besoj se rezultati dhe rrjedhat sportive duhet të ishin në plan të dytë.

Edhe pse kjo ndeshje u zhvillua në kushte jonormale secili tifoz dashamirës ka të drejtë të analizoi e kritikoi, dhe e gjithë kjo në të mirë të zhvillimit dhe prosperitetit.

Por tendenca që kjo ndeshje të shfrytëzohet për t’u sulmuar FFK-ja dhe lojtarët e kombëtares është e kundërta e asaj që ne e themi – jemi në përkrahje të kësaj Kombëtare! Nuk është përkrahje e sinqertë vetëm kur fitohen pikët apo euforia e lojës me Zvicrën, ku qohen në qiell lojtarët me një lojë të zhvilluar në kushte shumë normale.

Teksa pas tre ditëve me një lojë për jetë a vdekje, të njëjtat media dhe individë të caktuar hedhin helm mbi të gjithë! UEFA ka filluar procesin e hetimeve. Për mendimin tim kjo ndeshje nuk ishte dashur tË vazhdohej!

Pas vazhdimit ishte dashur të ndërprehej prap pasi që gjatë tërë ndeshjes është shpërfaq ksenofobi, racizëm dhe këndimi në kor me nacionalizëm e shovenizëm kundër shtetit tonë.

Mos të harrojmë që nga kjo atmosfer e krijuar referi kryesor i ndeshjes bie nën ndikim dhe gjatë gjithë kohës penalizon Kombëtaren tonë, e që ndikon drejtpërdrejt në rezultat. Shpresoj shumë se nëse UEFA bazohet në parimet e lartcekura përveq dënimit të ashpër ndaj Federates Rumune për lëshim në organizim do të vendosë edhe me rezultat pozitiv për Kombëtaren tonë.

Por si do që të ndodh, i gëzohemi shpëtimit nga më e keqja e të gjithë lojtarëve, stafit dhe tifozëve të kombëtares tonë nga një situatë e krijuar nga tifozeri shizofrene rumune dhe mercenarë të tifozerisë shoviniste serbe.

Kosova si shtet së bashku me Kombëtaren, të përfaqësuara në tërë globin i tmerron armiqtë tonë shekullor.

Po neve çfarë na mbetet?

Natyrisht ta përkrahim në mënyrë të sinqertë kombëtaren tonë dhe me energji pozitive. E ardhemja është e jona.

(Fekmi Kongjeli është përfaqësues i FFK-së për Gjermani dhe menaxher i licencuar i FIFA-s)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat