Drita kërkon tre pikë në Lipjan ndaj Fushë Kosovës

Futboll

Drita kërkon tre pikë në Lipjan ndaj Fushë Kosovës

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 16:52
Besnik Krasniqi

Rikthehen garat në Superligë dhe në kuadër të javës së 5-të, ndërsa Drita e Gjilanit e zhvillon ndeshjen në udhëtim te KF Fushë Kosova.

Para gazetarëve u paraqitën kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis dhe futbollisti, Besnik Krasniqi.

Trajneri Vavalis tha se FC Drita është gati dhe se do të luftojë për 90-të minuta lojë.

"Ne kishim dy javë dhe kishim shumë gjëra për të ndryshuar dhe përmirësuar.

Nesër kemi një ndeshje të vështirë pasi KF Fushë Kosova ka një ekip shumë të mirë ne kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe kemi parë si i kanë humbur ndeshjet. Ne do të luftojmë për 90 minuta dhe shpresoj të marrim tri pikët", ka thënë Vavalis.

Kurse, mbrojtësi Besnik Krasniqi tha se janë përgatitur dhe gati për ndeshje  e nesërme.

"Jemi stërvitur për dy javë dhe tani po i kthehemi fushës.

Sa i përket KF Fushë Kosovës ata kanë një ekip shumë të mirë, mirëpo dhe ne jemi të gatshëm. Sigurisht që atje po shkojmë për fitore", ka thënë Krasniqi.

Vavalis theksoi se është fillimi i kampionatit dhe ka akoma ndeshje, ndonëse jemi skuadër nga e cila pritet fitorja gjithmonë.

Ndeshja KF Fushë Kosova - FC Drita zhvillohet të shtunën, ora 15:00, stadiumi "Sami Kelmendi" Lipjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat