Sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares në një moment të artë

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 23:09
Arbnor Muja

Moment i artë për futbollistin e Kombëtares Shqiptare Arbnor Muja.

Pasi debutoi me fanellën kuqezi në Çeki dhe u aktivizua gjithashtu edhe në fitoren historike me Poloninë në “Air Albana”, 24-vjeçari spikati edhe në kampionat belg, në fitoren e thellë të Antwerpit 3:0 në transfertë me Westerlo.

I aktivizuar në minutën e 64-t, Mujës i mjaftuan vetëm tri minuta në fushë për të lënë gjurmë fillimisht me asistin për Bataille, që realizoi golin e 2-0, ndërsa në të 83-të e dërgoi vetë topin në rrjetë i shërbyer nga Vermeeren.

Dy gola në total dhe një asist në gjashtë ndeshjet e para kampionatit, shifra që sigurisht do të përmirësohen në vijim të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat