Dallku: Fitoret do të vijnë, kemi lënë mbrapa të keqen

Futboll

Dallku: Fitoret do të vijnë, kemi lënë mbrapa të keqen

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 17:52
Dallku

Dukagjini ka marrë një tjetër barazim, të tretin këtë edicion.

Klinasit kanë luajtur baras 1-1 me Ballkanin në kryendeshjen e xhiros së pestë në Albi Mall Superligë.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka thënë se kanë lënë mbrapa të keqen dhe se fitoret do të vijnë.

“Ne gjithmonë bëjmë analizat tona dhe kemi progres, ndonëse me rezultate jemi aty. Kemi shumë raste shënimi dhe është e paimagjinueshme që nuk bëhen gola. Sot kemi shënuar gol nga një skemë e përgatitur”.

“Kemi kërkuar nga Mërlaku të jetë konkretizues. Djemtë duhet të jenë të qetë. Kemi lënë të keqen prapa dhe fitoret do të vijnë shpejtë”, ka thënë Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat