Kosova e Dusseldorfit barazon në derbin e madh të Bezirksliga

Futboll

Kosova e Dusseldorfit barazon në derbin e madh të Bezirksliga

Nga: K. G. Më: 17 shtator 2023 Në ora: 21:13
Kosova e Dusseldorfi

Kosova e Dusseldorfit përkundër angazhimit të madh, në minutën e fundit i ikë fitorja nga dora.

Djelmoshat kuqezi barazuan me rezultat 1:1 me SG Benrath Hassels.

Derbi i madh u karakterizua me rivalitet dhe u përcoll nga 1.000 shikues.

“Me rezultat të barabartë përfundon ndeshja kundër SG Benrath Hassels me golin e shënuar nga Khalid Al-Bazaz në minutën e 52-të dhe në minutat e fundit shënon për kundërshtarët Ismail Agic (90’+2)

Faleminderit shumë për përkrahjen gjatë gjithë kohës në këtë ndeshje me rreth 1000 shikues ju mirëpresim edhe herave tjera.

Vazhdojmë në ndeshjen e radhës kundër SG Rommerskirchen-Gilbach këtë të premte”, njofton FC Kosova. 

Të dy ekipet luajnë në të njëjtën fushë dhe janë pa humbje, 5 fitore e 1 barazim.  

Pas javës së 6-të në Bezirksliga në futboll, SG Benrath Hassels kryeson me 16 pikë sa ka edhe Kosova në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat