Legjenda holandeze: Interi meritoi Championsin, mposht çdo rival

Futboll

Legjenda holandeze: Interi meritoi Championsin, mposht çdo rival

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:53
Shnajder

Fitorja e Interit ndaj Milanit me rezultatin 5-1 ka befasuar jo pak, megjithatë Uesli Shnajder shprehet se nga kjo skuadër mund të pritet gjithçka. Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Shnajder foli për derbin por edhe për Interin e këtij sezoni.

Derbi? Nuk kisha asnjë dyshim, kjo është skuadra që vuri në vështirësi një gjigand si Mançester Siti dhe që ka ma merituar të fitonte Champions League vetëm disa muaj më parë. Ajo ndeshje duhet të jetë një burim krenarie për të gjithë dhe jo një keqardhje!

Dhe që nga ajo mbrëmje Interi ka edhe më shumë besim te vetja, ata e dinë se falë lojës së tyre mund të mposhtin çdo rival. Nuk ka pasur kurrë një ndeshje në derbi por një spektakël që u pa edhe në TV.

Sigurisht, hera e fundit që kam kënduar në tribunë ishte më argëtuese”, u shpreh Shnajder mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat