Leci përfundon në polici, gjyqtari e denoncon për kërcënim

Futboll

Leci përfundon në polici, gjyqtari e denoncon për kërcënim

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:47
Liridon Leci

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Liridon Leci ka përfunduar në polici për shkak të denoncimit që i ka bërë arbitri i ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku, Ersen Janovali.

Ky i fundit është kërcënuar nga Leci i cili tashmë mban rolin e trajnerit të Flamurtarit dhe në raportin që Komisioni i Garave ka bërë, raportohet se Leci ka tentuar ta godasë me grusht e më pas e ka ofenduar duke përfshirë edhe familjen. Në Shqipëri, Leci ka luajtur edhe me Kastriotin, Besën dhe Elbasanin.

Raporti i Komisionit të Garave:"Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb tërësisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij.

Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë në baza familjare dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor, mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve.

Pas përfundimit të ndeshjes dhe të nesërmen, i njëjti ka vazhduar me kërcënimin përmes rrjeteve sociale për çka gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ka hapur rast në polici”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat