Dëmtimi i Messit nuk përballohet nga tifozët e tij,

Futboll

Dëmtimi i Messit nuk përballohet nga tifozët e tij,

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 18:53
Messi

Ndeshja mes Inter Majemit dhe Torontos nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Messin. pavarësisht se skuadra e tij fitoi me rezultatin 4-0,

Messi është i shqetësuar për shkak të një dëmtimi që pësoi në minutën e 39 të sfidës.

Një goditje në kyçin e këmbës, ka bërë që Messi të largohet nga loja dhe së bashku me të, të largohen edhe me qindra tifozë.

Janë të shumtë tifozët që u larguan nga stadiumi, duke lënë vendet bosh për shkak se Messi nuk do të luante më.

Në fund, skuadra ia shpërbleu yllit argjentinas duke fituar me rezultatin 4-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat