FSHF shpall “non grata” tifozët që hodhën flakadanë në ndeshjen ndaj Polonisë

Futboll

FSHF shpall “non grata” tifozët që hodhën flakadanë në ndeshjen ndaj Polonisë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 22:46
Tifozët

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendimet për aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Komisioni i Disiplinës bën me dije se u ndalohet hyrja në stadium në veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar disa tifozëve.

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Shqipëri – Poloni të zhvilluar më datë 10.09.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2021 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 66 të statutit të FSHF , Nenit 59 e vijues të KDE,

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF, UEFA e FIFA për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

– Gerti Lleshi

– Rinor Grajveci

– Edmond Hyseni

– Almir Dubovci

– Berat Maloku

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendimi t`i përcillet Policisë së Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat