De Gea mendon pensionimin, pasi nuk ka gjetur ende klube të ri

Futboll

De Gea mendon pensionimin, pasi nuk ka gjetur ende klube të ri

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:01
David de Gea

David de Gea raportohet se po mendon që të pensionohet nga futbolli.

Spanjolli vazhdon të jetë ende lojtar i lirë, pas largimit nga Manchester United në verë.

De Gea u kërkua nga klubet amerikane dhe ato të Arabisë Saudite, por u tha se ai ka refuzuar largimin nga Evropa.

Për 32-vjeçarin interesim shprehen disa klube nga La Liga, por që nuk bënë asnjëherë ofertë zyrtare drejt tij.

Dhe, sipas “The Guardian”, reprezentuesi i Spanjës është gati t’i jap fund karrierës së tij si portier, nëse nuk i ofrohet një vend i parë në një ekip të ri.

David de Gea thuhet se do të marrë një vendim përfundimtar para fundit të vitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat