Kontakton Zinedine Zidane

Futboll

Kontakton Zinedine Zidane

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:45
Ferguson e Zidane

Manchester Utd thuhet se ka kontaktuar me Zinedin Zidanin, i cili shihet si favorit për zëvëndësuar Erik ten Hag, në rast largimi. Junajtedi ka humbur tre nga pesë ndeshjet e para të Premier Ligës këtë sezon, gjë që ka vendosur alarmin brenda sallës së këshillit.

Në të vërtetë, ka pretendime se fillimi i dobët i Unitedit po pengon përpjekjet e familjes Glazer për të shitur klubin. Si i tillë, drejtuesit e “Djajve të Kuq” po mendojnë largimin e Ten Hag dhe sjelljen e një trajneri të ri.

Sipas mediumit “OkDiario”, Juanjtedi e ka etiketuar ish-trajnerin e Real Madridit, Zidan, pasi dyshimet po rriten mbi pozicionin e Ten Hag-ut.

Ky medium shton se është bërë kontakt me Zizu-n për të zëvendësuar Ten Hag nëse rezultatet e Junajtedit vazhdojnë. Ndryshe, Man. Juanjted ka tentuar dy herë më parë për Zidanin, por u refuzua nga francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat