Stadiumi “SoFi” kërcënon të heqë dorë nga pritja e ndeshjeve në Los Anxheles

Futboll

Stadiumi “SoFi” kërcënon të heqë dorë nga pritja e ndeshjeve në Los Anxheles

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 11:48
Stadiumi “SoFi”

Stadiumi “SoFi” kërcënon të heqë dorë nga pritja e ndeshjeve në Los Anxheles

Raportohet se pronarët e Stadiumit “SoFi” në Los Anxheles kanë kërcënuar të tërhiqen nga pritja e ndeshjeve të Botërorit të 2026-ës, për shkak të ndarjes së fitimeve. Kompleksi 70,240-vendësh, që do të presë Ceremoninë e Hapjes dhe atë të Mbylljes të Lojërave Olimpike të 2028-ës në Los Anxheles, është stadiumi më i shtrenjtë i botës, teksa ka kushtuar 5.5 miliardë dollarë (5.2 miliardë Euro) dhe u hap në shtator 2020.

Ai ishte midis 11 stadiumeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u përzgjodh vitin e shkuar për të pritur disa prej ndeshjeve të Botërorit të zgjeruar, së bashku me 3 stadiume në Meksikë dhe dy në Kanada.

Por, mediat amerikane kanë raportuar se kompania që e ka në pronësi, “Kroenke Sports and Entertainment” (KSE) nuk është e kënaqur me mënyrën sesi do të ndahen të ardhurat midis FIFA-s, qyteteve pritëse dhe stadiumeve dhe po kërkon të rishqyrtohet marrëveshja.

Mediat pretendojnë se KSE, qëp është themeluar nga Stan Kroenke në 1999-ën dhe ndër të tjera ka në pronësi edhe Arsenalin, ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga pritja e ndeshjeve të Botërorit, por nuk është ende e qartë sesa serioz është ky kërcënim.

Edhe pse mësohet se FIFA ka patur vështirësi në negociatat me qytetet amerikane dhe pronarët e stadiumeve për Botërorin e ardhshëm, ajo ka këmbëngulur se ka një marrëdhënie të shëndetshme me të 16 qytetet pritëse.

Dita e nisjes së këtij Botërori, që për herë të parë do të ketë 48 skuadra, nga 32 deri më tani, në fazën finale të tij, nuk është përcaktuar ende, por as ndarja e ndeshjeve nëpër qytete, por dihet që finalja do të luhet më 19 korrik 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat