Amir Rrahmani humb tre ndeshje, Garcia e pret për Realin

Futboll

Amir Rrahmani humb tre ndeshje, Garcia e pret për Realin

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:04
Amir Rrahmani - djathtas

Amir Rrahmani u dëmtua në kofshën e majtë në takimin kundër Bragës në mesjavë, i vlefshëm për grupin C në Champions League.

Rudi Garcia iu gëzua fitores së vështirë 1-2 në Portugali, por trajnerin e shqetëson frenimi i qendërmbrojtësit.

Kapiteni i Kosovës u largua nga fusha në minutën e 13’, ndërkohë që i është nënshtruar testeve të specializuara mjekësore.

29-vjeçari ka pësuar një lëndim të shkallës së ulët të muskulit gjysmëmembranoz të kofshës së majtë. Dhe do i duhet të qëndroje larg fushave për një periudhë nga 7-14 ditë.

Rrahmani ka humbur në këtë mënyrë sfidat përballë Bolognas, Udineses dhe Lecces në Serie A. Që do të zhvillohen në një distancë prej 6 ditësh.

Te Napoli shpresojnë ta kenë të gatshëm liderin e prapavijës për duelin e Championsit kundër Real Madrid në “Diego Maradona”. Takim i programuar për datën 3 tetor.

Ose ndaj Fiorentinës pesë ditë më vonë, ndeshja e fundit përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të Kombëtareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat