Askush nuk e pa golin e tij

Futboll

Askush nuk e pa golin e tij

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:57
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte protagonisti i madh në ndeshjen e javës së fundit të Ligës Pro Saudite, luajtur mes Al Nassr dhe Al Ahli. Portugezi në fakt shënoi një dygolësh, pati ndikim evident në rezultatin final 4-3 për të tijtë, por goli i parë i tij pati probleme në dukshmëri (shikueshmëri).

Tifozët e Nassr hodhën bomba tymuese, të cilat e “fshehën” golin e CR7. 

Në fakt, Ronaldo e theu ngërçin pas vetëm 4 minutash lojë, falë një gjuajtje të bukur diagonale me këmbën e majtë, i ndihmuar nga Mané.

Nga arbitrat e ndeshjes, megjithatë, nuk ishte e mundur të shihej qartë nëse topi e kaloi vijën fatale të portës apo jo.

Faji duhet t’i atribuohet tymit të tifozëve, që mbuluan plotësisht pjesën e fundit të aksionit, që u finalizua me go, nga pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

Jo keq gjithsesi për Ronaldon, duke pasur parasysh dopietën personale, fitoren dhe një tjetër performancë të shkëlqyer këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat