Muriqi në formë të lartë

Futboll

Muriqi në formë të lartë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 14:22
Mallorca

Vedat Muriqi e ka nisur për mrekulli sfidën mes Gironës dhe Mallorcës.

Sulmuesi vetëm pas katër minutave lojë ka gjetur golin në këtë sfidë.

Prizrenasi ka realizuar gol nga penalltia për t’i dhënë Mallorcës epërsinë 0:1.

Për Muriqin është goli i dytë radhazi në La Liga, pasi realizoi edhe javën e kaluar.

Kujtojmë që Muriqi në fillim të kampionatit ka humbur dy penallti në dy ndeshje për Mallorcën, por ai sërish ka mbetur ekzekutuesi i parë te klubi ishullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat