Shkupi përforcohet me Issah Kuka

Futboll

Shkupi përforcohet me Issah Kuka

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 14:29
Issah Kuka - djathtas

Nga sot skuadra e Shkupit është përforcuar me edhe një futbollist, bëhet fjalë për sulmuesin nga Gana, Issah Kuka, i cili vjen në formë huazimi për një vit, me mundësi që në fund të sezonit të bëhet futbollist bardhekaltër.

"Ganezi 21 vjeçar vjen te Shkupi nga skuadra e Premier Ligës së Ganës, nga skuadra e Hearts of Oak, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e Real Tamale. Në 41 ndeshje të luajtura ai ka shënuar 14 gola dhe gjithashtu ishte një nga asistuesit më të mirë të ekipit të tij.

Prezantimi i tij bëhet sot, shkaku që marrëveshja u arrit në ditën e fundit të afatit kalimtar dhe deri më tani duhej të pritet për vizë, e që u kompletua gjatë ditës së djeshme dhe tani Kuka është grumbulluar me ekipin dhe ka zhvilluar stërvitjet e para nën urdhrat e trajnerit Mlladen Zhizhoviq", njofton FC Shkupi.

“Padyshim se jam shumë i kënaqur që kam arritur të jem pjesë e një skuadre të madhe.

Kam parë që gjatë gjithë sezoneve Shkupi është në pozitat më të larta në tabelë dhe është pjesëmarrëse në garat e kualifikimeve të Ligës së Kampioneve, asaj të Evropës dhe Ligës së Konferencës. Andaj jam këtu që të luaj mirë, ta ndihmoj klubin dhe të shënoj gola dhe jam shumë i lumtur që u bashkova me klubin.

Po pres minutat e para që të debutoj me ekipin dhe me padurim pres që të shënoj pasi kjo është detyra ime, që të ndihmoj klubin të jetë sa më lartë në renditje.

Dua të potencoj se jam pritur shumë mirë nga bashkëlojtarët, të gjithë u treguan shumë të afërt me mua dhe më folën gjatë gjithë kohës, duke më treguar gjithçka, pasi ndodhë që ndonjë herë të mos kuptoj ndonjë moment, gjithashtu edhe nga stafi dhe kryesia e klubit jam pritur mrekullueshëm dhe këtë do të mundohem që tua rikthej me lojë të mirë dhe gola të shënuar.

Sigurisht se mezi po pres që të paraqitem edhe para fansave tanë, për të cilët më kanë thënë se janë në numër të madh, andaj dua tu them se do të mundohem ti bëjë  të kënaqur me lojën që do të tregoj”, ka thënë Kuka.

Kujtojmë se ndeshjen e radhës ekipi shkupjan e luan të dielën në fushë mysafire në Ohër, kundër ekipit të Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat