Llapi fiton ndaj Gjilanit

Futboll

Llapi fiton ndaj Gjilanit

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:58
Llapi feston

Llapi ka arkëtuar tre pikë dhe ruan kryesimin në elitën e futbollit të Kosovës.

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Llapjanët treguan fuqinë e liderit dhe triumfuan me golat e Muhamet Hysenit (18’) e Granit Jasharit (34’).

Në minutën e 90+2 Ismajli ngushton humbjen e Gjilanit. 

Llapi kryeson me 13 pikë por ka dy ndeshje më shumë se Ballkani pas 6 javëve në elitën e futbollit të Kosovës.

Gjilani renditet në vend të tetë me 4 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat