Sulmohet ekipit i Suharekës dhe gjyqtarët, e thotë Rrustem Aliaj

Futboll

Sulmohet ekipit i Suharekës dhe gjyqtarët, e thotë Rrustem Aliaj

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

Në sfidën Istogu – Suhareka, ndodhi një incident që i qiti hije të keqe përballjes së javës së pestë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A. 

Kryetari i FC Suhareka, Rrustem Aliaj ka konfirmuar se me të përfunduar ballafaqimi është sulmuar FC Suhareka dhe gjyqtarët.

“Një barazim i hidhur në Istog!

Secila skuadër synon dhe dëshiron fitoren.

Nuk do mend se fitorja duhet të arrihet me lojë të mirë dhe korrekte. 

FC Suhareka nuk ishte në ditën e saj më të mirë dhe në ballafaqim me FC “Istogu” nuk arriti më shumë se një barazime dhe atë falë angazhimit të madhe në minutat e fundit të ndeshjes.

Sikur të luante gjatë gjithë ndeshjes sikur në 10 minutat e fundit të ndeshjes pas disavantazhit prej 1:0 do ta fitonte ndeshjen.

Si do qoftë futbollistët e FC Suhareka arritën të barazojnë dhe të dalin të pamposhtur nga Istogu duke arkëtuar një pikë.

Por ky ishte një barazim i hidhur sepse me të përfunduar ndeshja futbollistët tanë u sulmuan njëjtë sikur edhe gjyqtarët e takimit.

Dhuna nuk ka justifikim dhe kjo nuk na shpie askund dhe futbolli e humb kuptimin. Adhuruesit e pandërgjegjshëm e prishën e imazhin jo vetëm të futbollit por edhe mikpritjen e  mirë që na bënë drejtuesit e KF Istogu.

Punë për organet e FFK-së dhe të rendit.

Këtë barazim të hidhur duhet ta kthejmë në forcë dhe fitore në ndeshjen e radhës më shumë angazhim dhe fat!”, ka bërë të ditur Rrustem Aliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat