Bajrami me Sassuolon shokojnë Juventusin

Futboll

Bajrami me Sassuolon shokojnë Juventusin

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 19:59
Sasuolo

Juventusi nuk merr pikë në stadiumin “Citta del Tricolore” në Reggio Emilia.

Tre pikë të mëdha për Sassuolon.

Sassuolo ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Juventusit, në takimin e javës së pestë të Serie A në futboll.

Për vendasit shënuan Lauriente (12'), Berardi (41' e 90+5’), Pinamonti (82’) dhe për Juven realizuan Vina (21' - autogol) e Chiesa (78').

Bajrami është zëvendësuar në minutën e 85-të.

Juve renditet në vend të katërt me 10 pikë dhe Sassuolo në të 11-tin me 6 sosh.

Juventusi njoftohet me humbjen e parë pas tre fitoreve dhe një barazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat