Barcelona bën çmendurinë në 10 minutat e fundit, nga 0:2 fiton me 3:2

Futboll

Barcelona bën çmendurinë në 10 minutat e fundit, nga 0:2 fiton me 3:2

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 20:33
Pamje nga ndeshja

Barcelona si Barcelona, e frikshme për çdo rival, ngadhënjen në dhjetë minutat e fundit.

Po kush e priste fitoren e Barcelonës me rezultat 3:2 ndaj Celta Vigos, për faktin se deri në minutën e 81-të, Celta ishte në epërsi me 0:2. 

Larsen (19') Douvikas (76') shënuan për 0:2 në favor të Celta Vigos.

Kampioni rikthehet në rezultat në 10 minutat e fundit.

Futbollisti Robert Lewandowski shënon në minutën e 81-të e të 86-tën për 2:2. 

Cancelo realizon për fitoren 3:2 në minutën e 89-të.

Barcelona kryeson me 16 pikë sa ka edhe Girona, Reali është në vend të tretë me 15 por me një ndeshje më pak dhe Celta zë vendin e 17-të me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat