Sahiti shënon për fitoren e Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotivës së shqiptarëve 

Futboll

Sahiti shënon për fitoren e Hajdukut të Splitit ndaj Lokomotivës së shqiptarëve 

Nga: K. Goca Më: 23 shtator 2023 Në ora: 21:09
Emir Sahiti

Futbollisti nga Kosova, Emir Sahiti, është kreator i fitores së Hajdukut të Splitit, me rezultat 1:0 ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në takimin e javës së 9-të të Kampionatit të Kroacisë.

Gjithçka u vendosë në minutën e 76-të, Sahiti ashtu si di ai, ka realizuar për 1:0

Sahitu u paraqit titullar dhe është më i merituari për fitoren.

Për Lokomotivën u paraqitën shqiptarët Jon Mersinaj dhe Indrit  Tuci.

Fetai Feta u paraqit nga minuta e 66-të e Art Smakaj nga minuta e 83-të për Lokomotivën.

Në minutën e 85-të Mersinaj u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Sahiti në minutën e 52-të u ndëshkua me karton të verdhë. 

Hajduku kryeson me 18 pikë dhe Lokomotiva renditet në pozitën e 7-të me 9 sosh. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat