Cake shprehet optimist për Shkëndijen

Futboll

Cake shprehet optimist për Shkëndijen

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 23:15
Klisman Cake

Shkëndija e Tetovës të dielën kërkon të kthehet në rrugën e fitoreve pas barazimit me Shkupin (0:0) dhe humbjes me Sileksin (2:1).

Në Tetovë nga ora 15:00 kuqezinjtë gostisin Makedonija Gj.P. në duelin e vlefshëm për xhiron e 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. 

Futbollisti Klisman Cake shprehet optimist: “Përballja me Makedonija Gj.P. pritet me ambient shumë të mirë.

Ajo me Sileksin ishte një humbje që na dhimbti me thënë të drejtën, mirëpo janë gjëra që ndodhin në futboll.

Të flasim shumë është e kotë, ne do të hyjmë në fushë vetëm për tre pikët dhe përgjigjen tonë ta japim në fushë për tu kthyer në serinë e rezultateve pozitive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat