Shkëndija synon të ruajë pozitën e parë

Futboll

Shkëndija synon të ruajë pozitën e parë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 23:17
Shkëndija e Tetovës

Lideri i elitës së futbollit maqedonas, Shkëndija e Tetovës, synon të ruajë pozitën e parë dhe për këtë duhet fitore përballë Makedonija Gj.P..

"Të dielën xhiroja e 8-të e Ligës së Parë të Maqedonisë sjell ndeshjen e tretë si vendas për kuqezinjtë, që pavarësisht pozitës së parë dhe startit të shkëlqyeshëm në këtë sfidë vijmë nga një moment negativ.

Barazimit me Shkupin i erdhi pas humbja 2:1 nga Sileksi në Kratovë dhe tani kërkojmë rikthim në rrugën e fitores. 

Makedonija Gj.P. zhvillon sezon mesatar në këto 7-të xhiro të luajtura kur kanë efekt prej 2 fitoreve, 2 barazime dhe 3 humbje. Me 8 pikë në 7 ndeshje mbajnë pozitën e 9-të në renditje, derisa në katër transferta këtë sezon kanë efekt prej 3 humbjeve dhe një barazim. 

Adenis Shala rikthehet në kombinim për lojë, pasi është rikuperuar dhe 3 ditët e fundit është stërvitur me ngarkesa maksimale. Gjithsesi, shkaku i pauzës më të gjatë, pritet stafi teknik kthimin e tij ta bëjë në mënyrë të dozuar. Mbingarkesë fizike ndjen edhe Maksimov që kishte ndeshje të rënda me Maqedoninë U21 gjatë pauzës së kampionatit dhe sipas situatës mund të kursehet. 

Nëse heqim Florent Ramadanin dhe Zija Merxhanin që janë më rëndë të lënduar, të gjithë futbollistët tjerë janë gati për lojë. 

Përballja Shkëndija-Makedonija Gj.P. zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë", njofton FC Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat