Enrique: Do të jetë vështirë për ne ndaj Marseilles

Futboll

Enrique: Do të jetë vështirë për ne ndaj Marseilles

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:53
Enrique

Në prag të ndeshjes kundër Olimpik Marseilles dhe PSG, Luis Enrque ka analizuar në konferencë shtypi ndeshjen prestigjioze të Ligue 1. Trajneri i parisienëve nuk ka dyshime.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne. Ata zhvilluan një ndeshje të mirë kundër Ajaks-it.

Ata nuk kanë humbur ende në Ligue 1. Shpresoj se do të shohim një version më të mirë të PSZH-së dhe se mund të jemi superiorë ndaj kundërshtarit tonë, i cili është ende i një niveli shumë të lartë,” shpjegoi trajneri i klubit francez.

Më pas, trajneri spanjoll ka folur për Kilian Mbape-n, tashmë i rikthyer në grup pas verës së vështirë që ka përjetuar ish-sulmuesi i Monako.

“Me Kilian Mbape-n, i cili zakonisht shënon 50 gola, do të ishte qesharake të mendosh se ai nuk do t’i mbajë këto shifra. Ajo që na duhet është që ai të rritet dhe shokët e skuadrës ta ndihmojnë më mirë”, përfundoi Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat