Tre gjigantë evropian pas Rabiot

Futboll

Tre gjigantë evropian pas Rabiot

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:35
Adrien Rabiot

Asi i Juventusit, Adrien Rabiot është në shënjestër të tri klubeve të mëdha evropiane.

Siç raporton “Calciomercato.it”, Newcastle, Atletico Madrid dhe Manchester United janë të interesuara për reprezentuesin francez.

Rabiot në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me torinezët dhe me gjasë verën që vjen do të bëhet me klub të ri.

Megjithatë, thuhet se francezi qysh në afatin kalimtar të janarit mund të largohet nga Torino.

Rabiot edhe në verën që lamë prapa ishte i lidhur me largimin nga ‘Zonja e Vjetër’, megjithatë, lojtari kishte vazhduar kontratën me skuadrën italiane edhe për një sezon, i cili mund të jetë i fundit për të tek Juve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat