Interi fiton ndaj Empolit të shqiptarëve! Empoli me goldallim 0:13

Futboll

Interi fiton ndaj Empolit të shqiptarëve! Empoli me goldallim 0:13

Nga: K. Goca Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:23
Interi

Interi nuk i ndahet fitoreve në Serie A.

Zikaltrit shënojnë fitoren e pestë rresht dhe kryesojnë me 15 pikë në Serie A.

Interi ka triumfuar me rezultat 1:0 në konak të Empolit.

Futbollisti Federico Dimarco ka realizuar gol nga rreth 20 metra në minutën e 51-të.

Portieri Etrit Berisha, futbollistët Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, u paraqitën nga minuta e parë për Empolin.

Ismajli u zëvendësua në minutën e 51-të dhe Shpendi në atë të 79-të.

Empoli është në fund me 0 pikë dhe lere që nuk ka fituar ende pikë por as ka shënuar gol, me goldallim 0:13, ndërsa Interi  ka një goldallim fantastik 14:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat