Rikthehet Armando Broja

Futboll

Rikthehet Armando Broja

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:33
Armando Broja

Chelsea do të luajë sot ndaj Aston Villas, në kuadër të javës së gjashtë në Premierligë.

Ndeshja do të zhvillohet në “Stamford Bridge”, me fillim prej orës 15:00.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino nuk po kalon aspak formë të mirë pasi ka grumbulluar vetëm pesë pikë në pesë xhirot e para, me bilanc prej dy barazimeve, një fitoreje dhe dy humbjeve.

Chelsea ndodhet në pozitën e 14-të në tabelë.

Ndërsa, Aston Villa është e shtata në tabelë me nëntë pikë.

Vlen të theksohet se Armando Broja ka lënë prapa lëndimin dhe është rikuperuar tashmë. Sulmuesi shqiptar ndodhet në bankën e rezervistëve te “Blutë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat