Liverpool ndryshon mendjen, gati kontrata e re për Alcantara-n

Futboll

Liverpool ndryshon mendjen, gati kontrata e re për Alcantara-n

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 14:47
Thiago Alcantara

Liverpooli vjen me një vendim të papritur.

Sipas medieve britanike, “The Reds” kanë vendosur ta mbajnë spanjollin Thiago Alcantara.

Spanjolli prej kohësh është i lidhur me largimin nga ‘Anfield’, mirëpo, skuadra angleze thuhet se dëshiron ta mbajë në skuadër lojtarin, duke i ofruar kontratën e re.

Alcantara me Liverpoolin ka kontratë deri në qershorin e ardhshëm, por siç raportohet, lojtari do të vazhdojë të vesh fanellën e gjigantit anglez edhe për disa sezone.

Alcantara është i lidhur me rikthimin në vendlindje, ku është duke u monitoruar nga disa klube spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat