Muller beson se Federata ka bërë zgjidhje të duhur

Futboll

Muller beson se Federata ka bërë zgjidhje të duhur

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:21
Pamje nga një ndeshje

Pas shkarkimit të Hansi Flick, Gjermania ka zgjedhur Julian Nagelsmann për rolin e trajnerit të kombëtares.

Kështu, ish-trajneri i Bajern Munihut do të ribashkohet me shumë nga ish-lojtarët e tij, përfshirë Thomas Mullerin, i cili tha se ishte entuziast për zgjedhjen e bërë nga federate.

“Julian ka energjinë dhe gëzimin që mund ta përmbushë këtë rol në maksimum.

Do të jetë pozitive për ne, ai ka shumë projekte në sirtarin e tij, do të gjejë të duhurat për këtë ekip.

Dhe për mua asgjë nuk ka ndryshuar, jam në dispozicion për kombëtaren,” tha mes tjerash Muller .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat