‘Tërbohen’ tifozët e Ajaxit

Futboll

‘Tërbohen’ tifozët e Ajaxit

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:34
‘Tërbohen’ tifozët e Ajaxit

Ndërpritet klasikja e futbollit holandez mes Ajaxit dhe Feyenoordit.

Kur kronometri shënonte minutën e 44-t të pjesës së parë, tifozët vendas të Ajaxit nuk po e përballonin aspak humbjen me rezultatin e thellë 0-3 dhe hodhën tymuese në fushë.

Kaq mjaftoi që arbitri të ndërpriste ndeshjen, teksa pas disa minutash, rregulli u vendos dhe loja rinisi sërish.

Feyenoord e nisi vrullshëm takimin dhe shënoi dy herë brenda 18 minutave me sulmuesin 22-vjeçar Santiago Gimenez, ndërsa më pas në të 37-ën ishte Igor Paxaio që shënoi edhe golin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat