Tensione tek Al-Hilal mes Neymar dhe Jorge Jesus

Futboll

Tensione tek Al-Hilal mes Neymar dhe Jorge Jesus

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 00:03
Neymar dhe Jorge Jesus

Sipas asaj që raportohet nga mediat sportive italiane dhe spanjolle integrimi i Neymar në skuadrën Al-Hilal nuk po shkon mirë për shkak të disa shkëndijave me trajnerin, Jorge Jesus.

Gjithçka filloi gjatë ndeshjes së fundit të Ligës së Kampionëve të Azisë, ku Neymar bëri debutimin e tij në Arabinë Saudite. Sherri ka nisur pas ndeshjes kundër Navbahor Namangan, takim në të cilin ekipi i Neymar barazoi në minutën e fundit dhe me një paraqitje të parë të dobët për brazilianin.

Lojtari duket se është kapur në dhomat e zhveshjes nga trajneri, i cili e ka qortuar për sjelljen e tij në fushë ku disa herë zgjodhi lojën e gabuar dhe iu afrua kartonit të kuq.

Neymar nuk i ka pranuar kritikat e trajnerit dhe duket se është hedhur në sulm ndaj tij madje duke kërkuar nga drejtuesit e klubit shkarkimin e teknikut. Nëse nuk zgjidhen mes tyre, klubi do të ndërhyjë.

Dhe në atë pikë tekniku do të jetë ai që do të pësojë pasi sikurse raportohet ai është thirrur nga drejtuesit të cilët i kanë dhënë ultimatum që do të shkarkohet për rezultate të dobëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat