Lukaku shfryn: Është kjo e vërteta

Futboll

Lukaku shfryn: Është kjo e vërteta

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:10
Lukaku

Fatkeqësisht goli i tij nuk mjaftoi për t’i dhënë Romës tri pikët në atë qytet që mund të kishte qenë i tiji, nëse do të ishte transferuar te Juventusi, por gjithsesi Romelu Lukaku duket shumë i lumtur edhe në kryeqytet dhe jo më kot, të ndaj Torinos ishte goli i tij i tretë radhazi.

Ai përkonte edhe me ndeshjen e 100-të të belgut në Serinë A, pas së cilave ai numëron 59 gola të realizuar.

Një shifër e rëndësishme kjo, duke qenë se ata që kanë shënuar më shumë se ai në këtë periudhë janë fare pak emra, por shumë, shumë të mëdhenj, si David Trezege (63 gola pas 100 ndeshjeve të para),

Vinçenco Montela (64), Andrij Shevçenko (64), Gonzalo Higuain (65) dhe rekordmeni i padiskutueshëm, Kristiano Ronaldo, që me Juventusin realizoi 81 gola pas 100 ndeshjeve të para.

Por pas rrjetës së radhës në Torino, vetë Romelu Lukaku ka dashur që të shpërtheje në rrjetet sociale, me një mesazh të orëve të vona, por disi të koduar, duke qenë se nuk kuptohej se kujt i referohej.

Ndoshta ajo ka qenë përgjigja e fortë dhe një vetëvlerësim për veten, duke parë një verë shumë të turbullt të kaluar, e cila tashmë duket se po harrohet ndeshje pas ndeshjeje: “Më kanë sharë. Është kjo e vërteta ku… e vetme”, postoi në “Instagram” Romelu Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat