Korabi vazhdon me fitore bindëse

Futboll

Korabi vazhdon me fitore bindëse

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:15
Korabi

Skuadra e Korabit vazhdon me fitoret bindëse në Ligën e Tretë – Jugperëndim, pasi në raundin e dytë fitoi me rezultat 5:0 ndaj Sateskës nga Volino.

Leshi, Kolonja, Mersovski, Dumani dhe Muça ishin golashënuesit në fitoren e thellë të Korabit.

Demir Hisar ishte shumë i fortë për të porsaardhurin Svetlost pasi shënoi fitoren 7:1 në shtëpi.

Golashënuesi Stefan Karevski shënoi katër gola, ndërsa Gjorgjiovski, Neçovski dhe Angelevski nga një gol. Nikoloski shënoi për mysafirët.

Vlaznimi u mposht në shtëpi nga Prespa me rezultat 2:3. Golashënues për vendasit ishin Hoxha dhe Shekutkoski, ndërsa për mysafirin nga Resnja Tosevski, Koloski dhe Jovanovski.

Kravari me Janakievski dhe Alimovski arriti në fitoren 2:1 ndaj Young Team. Ataj Uljo shënoi për mysafirët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat