A po largohet?

Futboll

A po largohet?

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 12:22
Zekirja Ramadani

Aventura e Zekirija Ramadani në Arabinë Saudite duket se ka përfunduar.

Është raportuar se klubi i Ohod ka shkarkuar shkupjanin nga pozita e trajnerit. Ky shkarkim erdhi vetëm disa orë para se Ohod të zhvillonte takimin ndaj yjeve të Al-Nassr, në kuadër të Kupës së Mbretit.

“Menaxhmenti i klubit Ohod shkarkoi trajnerin e skuadrës, Zekirija Ramadani dhe ndihmëstrajneri do ta udhëheqë ndeshjen kundër Al-Nassr”, thuhet në postimin e një faqeje sportive në Arabinë Saudite.

Nga klubi dhe nga trajneri nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj. Ohod pësoi humbje 1:5 ndaj Al-Nassr dhe u eliminua nga Kupa, teksa Ramadani nuk ishte.

Emri i tij nuk figuroi as në publikimin zyrtar të klubit rreth formacionit. Ramadani mori drejtimin e Ohod në verën e këtij viti, por duket se shkarkimi i tij erdhi pas rezultateve të dobëta.

Ohod, që garon në kategorinë e dytë të futbollit në Arabinë Saudite, renditet në pozitën e 16-të në tabelë. Skuadra nga Medina ka grumbulluar vetëm tri pikë pas gjashtë xhirove, me bilanc prej një fitoreje dhe pesë humbjeve.

Fitorja u arrit në xhiron e parë, teksa pastaj pasuan pesë humbje radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat