Garcia buzë “humnerës”

Futboll

Garcia buzë “humnerës”

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 12:30
Garcia

Ka një rastësi të çuditshme “cicërimash”, në një farë mënyre shqetësuese, të paktën duke i parë gjërat nga këndvështrimi i Rudi Garcias.

Mbrëmjen e së dielës, presidenti De Laurentiis, me një postim në “X”, të pa kuptuar nga të gjithë, shkroi “Napoli fillon sërish nga Bologna. Bravo të gjithëve!”

Një mënyrë për të dhënë sinjal kompaktësie për mjedisin dhe gjithashtu mbështetjeje për trajnerin. Ai shkroi një koncept të ngjashëm në fund të nëntorit 2019, pas kualifikimit në 1/8 e Champions League:

“Bravo trajnerit dhe lojtarëve tanë. Me Ancelottin dhe me këtë ekip, dy fitore dhe një barazim kundër një super-kampioni si Liverpool”. Më pak se dy javë më vonë, Carletto u shkarkua.

Rastësitë – Tani nuk është sikur një producent filmi të përsërisë të njëjtat skenare, por nuk ka dyshim që, nëse nuk ka pikë kthese në rezultate, edhe pozicioni i Garcias do të jetë në rrezik. Ancelotti e pagoi me shkarkimin, sepse presidenti kishte frikë nga humbja e kualifikimit për Champions League e ardhshme, gjë që më pas ndodhi me Gattuso, pavarësisht se fitoi Kupën e Italisë.

Ndoshta historia nuk do të përsëritet, por tani koha e Garcias është e kufizuar, sepse ka katër ndeshje para pushimit ndërkombëtar të tetorit.

Dhe në tri ndeshjet kundër Udinese, Lecce dhe Fiorentina, kampionët në fuqi të Italisë duhet të rikuperojnë pozicionet në renditje, duke marrë në të njëjtën kohë rezultat pozitiv ndaj Real Madridit të Ancelottit, për të ruajtur një rrugë që siguron kualifikimin për në 1/8 finale të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat