Dallku: Në momentin e fundit kemi mundur edhe ta humbim lojën

Futboll

Dallku: Në momentin e fundit kemi mundur edhe ta humbim lojën

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:08
Dallku

Dukagjini ka fituar një pikë përballë Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” pasi ndeshja u mbyll, 2:2 në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur i lumtur me ecurinë e rezultateve dhe mbledhjen e pikëve.

Sipas trajnerit pësimi i golave është problematik, megjithatë në fazën ofensive ka përmirësim.

“Nëse e marrim momentin e fundit në ndeshje, kemi mundur edhe të humbim.

Por në përgjithësi, në gjithë ndeshjen kishim raste dhe kontrollë të lojës. Po flasim shumë, po punojmë e po kërkojmë të jemi më të vetëdijshëm nga lojtarët që kanë bagazh, por në futboll, këto gjëra ndodhin.

Djemtë nuk u zhgënjyen dhe luajtën deri në fund të ndeshjes. Victor Hugo është lojtar polivalent, edhe si portier mund të paraqitet mirë.

Me afrimin e Bujar Shabanit, Hugo ka luajtur në krahun e djathtë, ku ne kemi nevojë. Hugo ka luajtur në këto sezonet e fundit, aty ku po luan Shabani. Ka edhe djem të rinj që po e presin rastin.

Morëm pikë, po e vazhdojmë serinë e pikëve. Kemi përmirësim, por pësimi i golave është problematik. Megjithatë, në fazën ofensive ka përmirësim”, është shprehur Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat