Alpaj Jusuf flet para ndeshjes me Detonit Plaçkovica

Futboll

Alpaj Jusuf flet para ndeshjes me Detonit Plaçkovica

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:27
Pamje nga një ëndeshje

KF Bashkimi nga Kumanova do të zbresë ditën e shtunë në fushë përballë Detonit Plaçkovica nga Radovishi, në tentim për të marrë një rezultat të mirë në një sfidë, e cila pritet të jetë mjaft e vështirë.

Në prag të kësaj ndeshje, Alpaj Jusuf në një pronocim për Open-TV ka folur për cilësitë e kundërshtarit dhe pritshmëritë në atë ndeshje.

Jusuf, i cili sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Detonit Plaçkovica, e njeh mirë këtë skuadër.

Do jetë një ndeshje e vështirë. E presim një lojë të tillë, e dimë nivelin e tyre. Nuk mundem të garantojë fitore, por mund të them se do ta japim maksimumin në fushë sikur deri tani në secilën ndeshje. Do të ishim të kënaqur edhe me një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Ata janë një ekip stabil, dhe këtë e dëshmon edhe renditja në tabelë. Në radhët e tyre ka shumë lojtarë cilësorë, në çdo pozitë. Edhe trajnerin e kanë shumë të mirë dhe punëtor.

Padyshim se ata janë favoritë, por ne do të japim maksimumin.

Unë kam qenë pjesë e Detonit Plaçkovica. Kam kaluar shumë mirë. Nuk kanë shumë publik, por ata që i kanë e mbështesin shumë skuadrën. Stadiumin e kanë të mirë, vetëm duhet të japim maksimumin.

Ne ndodhemi në një situatë jo aq të volitshme pas të gjithë asaj që ndodhi kundër Sasës. Jemi ekip pa përvojë dhe kjo po na kushton, por tani me ardhjen e Burhan Alijit jemi përforcuar mirë.

Ndeshja Detonit Plaçkovica-Bashkimi do të luhet të shtunën me fillim prej orës 14:00.

Pas javës së 6-të në Ligën e dytë, Bashkimi renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë, kurse Detonit Plackovica në pozitën e katërt me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat