Vlahovic te Chelsea e Lukaku te Juventusi, ja pse dështoi marrëveshja

Futboll

Vlahovic te Chelsea e Lukaku te Juventusi, ja pse dështoi marrëveshja

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 14:11
Vlahovic dhe Lukaku

Gjatë merkatos verore, Chelsea me çdo kusht e dëshironte largimin e Romelu Lukakut, ndërsa edhe ky i fundit nuk dëshironte qëndrimin te “Blutë”.

Fillimisht, Interi kërkonte rikthimin e Lukakut deri sa ai filloi të bisedonte edhe me Juventusin, gjë kjo që bëri që “Nerazzurët” të nevrikosen dhe të largohen nga gara për shërbimet e sulmuesit belg.

Por, as Juventusi nuk arriti të sigurojë shërbimet me Lukakun, dhe ky i fundit më pas përfundoi te rivali i “Zonjës së Vjetër” në Serie A, Roma.

Juventusi dhe Chelsea vazhdimisht e diskutonin për të arritur akordin, ku më pas filluan bisedimet edhe për një marrëveshje shkëmbimi mes Lukakut dhe Dusan Vlahovic. Por, as kjo nuk arriti të ndodhë.

Tani, drejtoi sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli i ka thënë “Repubblicas” arsyen e dështimit për shkëmbimin e Vlahovic me Lukakun.

Ne morëm një propozim nga Chelsea për Dusan në muajin gusht, por oferta e tyre nuk ishte financiarisht e kënaqshme sa duhet. Për të qenë të sinqertë, ne ishim të gatshëm që ta pranonim marrëveshje e shkëmbimit në rast se ishte përfshirë edhe një shumë e konsiderueshme. Chelsea nuk e ka ngritur kurrë ofertën e tij dhe marrëveshja e shkëmbimit Vlahovic-Lukaku dështoi, asgjë nuk ndodhi”, tha Giuntoli.

Chelsea e ka konsideruar këtë gjë vetëm me shkëmbim të lojtarëve dhe një shumë të vogël të parave. Juventusi dëshironte 40 milionë euro dhe Lukakun për Vlahovic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat