Et’hemi gjen rrugën e rrjetës në Turqi

Futboll

Et’hemi gjen rrugën e rrjetës në Turqi

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 18:36
Et’hemi

Valon Et’hemi gjen golin në Superligën turke me fanellën e Istanbulspor.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 26-të takimit ndaj Antalyaspor teksa pas një pasimi të saktë nga e majta e sulmit, 25-vjeçari nuk fali përballë portierit duke dërguar topin në fundin e rrjetës së porttës kundërshtare.

Pas golit, sulmuesi festoi duke bërë shqiponjën.

Ky ishte goli i parë për Et’hemin në këtë sezon të elitës turke teksa ish-lojtari i Kukësit në Superiore ka edhe një asist në llogarinë e tij.

Et’hemi është një titullar i rregullt i Istanbulspor ndërsa pjesë e organikës së turqve janë edhe Florian Loshaj dhe Eduard Rroca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat