Memelli pas barazimit: Vllaznia humbi 2 pikë sot, sakrifikuam në fushë por nuk fituam dot

Futboll

Memelli pas barazimit: Vllaznia humbi 2 pikë sot, sakrifikuam në fushë por nuk fituam dot

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 21:20
Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli

Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli komentoi barazimin 1-1 me Dinamon.

“Vijmë në këtë ndeshje me disavantazhe të mëdha, edhe me emra, në figura, por edhe në pozicione. Që do të thotë që kishim marrë mbrojtësin e qendrës, Pusin, e kaluam të djathtë, Salën e kaluam mbrojtës të majtë, por është pak e vështirë në manovër sulmuese, se jemi skuadër që ndërtojmë, duam të krijojmë hapësira dhe kur nuk kemi njerëzit me këmbën e cilësitë e duhura në krah, kemi disa avantazhet tona.

Por dua të theksoj që mbrojtja nga poshtë që e kemi pasur sot, nuk vlen kur nuk krijon. Kemi krijuar goxha sot, dy raste në pjesën e parë me portë bosh me Bekimin që nuk ishte pozicion jashtë loje dhe dy raste të tjera për shënim për të shkuar 2-0 dhe 2-1 në fund. Ajo që dua të them është falënderim për lojtarët sot, se sakrifikuan, dhanë maksimumin edhe pse nuk i vendosëm në pozicionet natyrale. Jemi munduar ta mbajmë ekipin në tonus gjatë gjithë javës për të mos u prekur nga virusi i mendjemadhësisë.

Mos harrojmë që pas një takimi që kisha me Bekimin kokë më kokë, është munduar ai dhe unë. I kam thënë që të fokusohet te puna e tij, mund të kishte shënuar dygolësh nëse nuk do të godiste Rexhepin mes këmbëve, janë raste që humben. Ai ka bërë shumë mirë, unë kam një prediksion si do të përfundojë sezonin gjithmonë nëse do të jem unë këtu. Por nuk dua ta shpreh që të mos i jap drejtim atij, i kam thënë që të qetësohet para portës.

Për mënyrën si erdhi ndeshja, nëse do më thuhej në fillim, për shkak të mungesave, mund ta pranoja barazimin. Por duke parë lojën sot, nuk mund ta firmosja këtë barazim, por është pjesë e lojës. Me atë që treguam në fushë, mendoj se kemi humbur 2 pikë sot. Na mungoi edhe fati sot” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat