Argjentina merr vendimin final për Messin

Futboll

Argjentina merr vendimin final për Messin

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:36
Lionel Messi

Lionel Messi është përfshirë në listën e të ftuarve të Kombëtares së Argjentinës, pavarësisht se superylli është duke u rikuperuar nga lëndimi i tij.

Ylli i Inter Miamit ka munguar në katër ndeshjet e fundit të skuadrës së tij si pasojë e një lëndimi në muskul.

Për herë të fundit, Messi u paraqit për Inter Miamin më 20 shtator.

Argjentina do të presë në shtëpi Paraguain të enjten e ardhshme, ndeshje kjo e cila është e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës, para se të jetë mysafire e Perusë më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat