Lamtumira e francezi?

Futboll

Lamtumira e francezi?

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 11:27
Pogba

Rezultatet e kundër-analizës, të publikuara ditë më parë konfirmuan pozitivitetin e Poll Pogba për testosteronin, evidentuar 20 gushtin e kaluar, me rastin e ndeshjes Udinese-Juventus.

Nga ndalimi i francezit për të luajtur e deri te paga e reduktuar në minimumin sindikal, që duhet t’i paguhet, llogariten rreth 40 mijë euro bruto në vit.

Megjithatë, procesi gjyqësor për mesfushorin mund të jetë ende mjaft i gjatë, kështu që Juventusi po merr pak kohë për të vlerësuar opsionet në dispozicion.

Për momentin klubi bardhezi do të mbetet në vëzhgim të gjyqit mes Prokurorisë Anti-Doping dhe Pogba, i cili ka një javë kohë për të paraqitur dosjen e tij të mbrojtjes.

Lojtari rrezikon deri në 4 vite pezullim, por në rast skualifikimi të përhershëm, Juventusi mund të mendojë edhe për zgjidhjen e kontratës me francezin.

“Një mundësi që nga tani deri në vitin 2026, do t’i lejonte klubit të Juventusit të kursente rreth 30 milionë euro bruto në paga,” raporton “Tuttosport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat