Sylvinho: Kemi edhe tre finale

Futboll

Sylvinho: Kemi edhe tre finale

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 12:00
Sylvinho

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka theksuar në konferencën për mediet para grumbullimit për ndeshjen me Republikën Çeke, e vlefshme për kualifikueset e EURO2024, se në këtë përballje lojtarët duhet të japin 100% edhe në sulm por edhe në mbrojtje, pasi është një nga tre finalet.

Më tej, tekniku shtoi se për momentin është i fokusuar në këtë përballje, ndërsa më tej do të flasë për miqësoren me Bullgarinë.

Në sulm në anën e majtë keni Muçin, Uzunin dhe Seferin. Kundër Çekisë do luani agresivisht me Muçin dhe Uzunin apo do luani si e Pragës që edhe të mbroheni pak?

Ne akoma nuk kemi nisur grumbullimin, ndoshta që nga e djela do kemi lojtarët, të hënën kompletohemi dhe do kemi mundësi të flasim për shumë gjëra. Kjo nuk është një ndeshje ku mund të themi do luani më shumë në sulm apo mbrojtje por për 90 minuta duhet të luajmë dhe në sulm dhe në mbrojtje është një ndeshje që kërkon shumë energji dhe impenjim, por do ta shohim. Kemi edhe tre finale para dhe duhet të japim maksimumin.

A ju kanë kërkuar edhe ju bileta edhe, pasi është një ndeshje me interes të lartë?

Sa i përket batutës apo pyetjes është bukur të shohësh që të gjithë duan të jenë në stadium, kjo do të thotë që lojtarët kanë bërë një punë shumë të mirë. Unë nuk kam asnjë punë me biletat, por di që gruaja ime thotë që do jetë aty. Puna ime lidhet vetëm me fushën, që të bëjmë mirë ndaj Çekisë.

Në miqësoren me Bullgarinë pritej që të kishte prurje të reja në listën e Kombëtares për t’i dhënë mundësinë ndonjë lojtari të ri si dhe për ta provuar, a do ketë lojtarë të rinjtë në ekip për atë ndeshje?

Ne nisim tani përgatitjet për ndeshjen me Çekinë, pasi është shumë e rëndësishme, pastaj kemi miqësoren me Bullgarinë. Nuk më pëlqen të flas tani për miqësoren, pasi e kam mendjen te Çekia. Sa i përket pyetjes që më bëre,

Muçolli është një lojtar që po bën shumë mirë dhe që më pëlqen shumë dhe që kam gjashtë muaj që e ndjek me vëmendje.

Megjithatë për momentin kam 25 lojtarë në dispozicion dhe jam i fokusuar te ta dhe që të bëjmë mirë në ndeshjen me Çekinë.

Sigurisht jam duke ndjekur me kujdes çdo shqiptar nëpër botë dhe po i shoh se kush po bën mirë, megjithatë për momentin dua të flas vetëm për ndeshjen me Çekinë, pastaj vjen miqësorja.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit tetor, me Republikën Çeke në “Air Albania” më 12 tetor, që është e vlefshme për kualifikueset EURO2024 dhe më 17 tetor do përballet në një miqësore me Bullgarinë, po në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat